Pendarovski-Vuçiq: Zhvillim i marrëdhënieve dhe ftesë në vjeshtë për të vizituar Beogradin

Beograd, 12 maj Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në takim me presidentin e ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç kumtoi Kabineti i tij, ka shfaqur shpresë se për bashkëpunim të mirë, posaçërisht me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.

“Dy presidentët e shprehën qëllimin e tyre për t’i zhvilluar lidhjet mes dy vendeve dhe në të gjitha sferat e tjera të interesit të përbashkët dhe në dobi të qytetarëve të Serbisë dhe Maqedonisë”, ceket në kumtesën nga Kabineti i Vuçiqit. Në të ceket se presidenti serb ia ka uruar zgjedhjen, me dëshirë për kontribut në përparimin e vendit dhe për zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes Serbisë dhe Maqedonisë.

Presidenti Vuçiq në takim e ftoi presidentin Pendarovski për ta vizituar Serbinë dhe shfaqi shpresë se kjo vizitë do ta nxisë zhvillimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Pendarovski, siç ceket në kumtesën nga Kabineti i presidentit serb, i është falënderuar Vuçiqit për praninë në inaugurim, duke deklaruar se i vjen mirë që ka miq në rajon. Pendarovski e pranoi ftesën për ta vizituar Serbinë në vjeshtë.