Shkup, 18 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski sot e priti ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, An Linde, me ç’rast janë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve, të cilat në vazhdimësi ndërtojnë marrëdhënie miqësore dhe partnere, transmeton gazeta KOHA.
Siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, në këtë kontekst, presidenti Pendarovski e theksoi interesimin e Maqedonisë së Veriut për intensifikimin e bashkëpunimit me Suedinë në sferën e ekonomisë dhe u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Agjencisë Ndërkombëtare të Suedisë për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.
Në kontekst të aspiratave evropiane të shtetit tonë, Pendarovski e ka theksuar rëndësinë e mbështetjes që Suedia e jep për integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Në takim presidenti Pendarovski theksoi se edhe krahas mungesës së vendimit për fillimin e negociatave inkuadruese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, integrimi evropian mbetet qëllim strategjik për Maqedoninë e Veriut. Për Maqedoninë e Veriut, tha presidenti Pendarovski në takim, nuk ekziston alternativë tjetër e pranueshme përveç anëtarësimit të plotfuqishëm në BE, thuhet në kumtesë.(koha.mk)