Presidenti Stevo Pendarovski sot i priti përfaqësuesit e organizatave qytetare të cilët janë pjesë e Këshillit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile.
Siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, në takim përfaqësuesit e organizatave qytetare e informuan presidentin pendarovski për punën e Këshilit, si dhe pikëpamjet e tyre për përmirësim të bashkëpunimit të sektorit civil me Qeverinë.
Presidenti Pendarovski shprehi mbështetje për punë të papengueshme të Këshillit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile, duke e cekur rëndësinë e sektorit joqeveritar në zhvillimin e shoqërisë demokratike, si dhe pritjen që sektori joqeveritar të ofrojë kontributin e vet aktiv në procesin inkuadrues drejt Bashkimit Evropian.