Shkup, 21 nëntor – Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot premtoi se do të ndërmarrë gjithçka që është në kompetencë të tij me qëllim që të zbuten efektet negative nga ndryshimet klimatike dhe dërgoi apel publik deri te të gjithë kompetentët në vend ta rrisin angazhimin e tyre.
Pendarovski sot u drejtua në konferencë “Aksion klimatik: Të parandalohet dhe të shërohet”, në të cilën profesorë dhe ekspertë nga vendi dhe rajoni diskutojnë për rreziqet ekzistuese dhe për vendimet për adaptim dhe zbutje të ndryshimeve klimatike.
Konferenca është në suaza të fushatës për mjedis më të mirë jetësor “Mos injoro! Reago!, të cilën e zbaton Instituti për studime komunikuese, ndërsa është financuar nga Ambasada britanike në Shkup.
“Ne politikanët dhe udhëheqësit e institucioneve, ekspertë, edukatorë dhe biznesmenë kemi obligim në mënyrë aktive të punojmë për të krijuar mjedis jetësor më të shëndetshëm”, tha Pendarovski dhe përkujtoi se javën e kaluar është takuar me përfaqësuesit e dhjetëra organizatave qytetare, të cilat veprojnë në këtë fushë dhe u ka premtuar se ai do të bëjë gjithçka që është në kompetencë të tij për mbrojtje të mjedisit jetësor.
Përmendi që edhe pse ka qenë në fazën përfundimtare para se ta nënshkruajë e ka kthyer Strategjinë për mbrojtje që të plotësohet me masa dhe aktivitete të veçanta për sigurinë ekologjike.
Pendarovski theksoi se kah mesi i muajit të ardhshëm në seancë të Këshillit për siguri për herë të parë në rend dite do të vendoset pikë për mbrojtje të mjedisit jetësor, ndërsa në seancë janë ftuar edhe përfaqësues të organizatave qytetare, të cilët do të kenë mundësi t’i propozojnë masat e tyre.
Presidenti shprehu mbështetje te sektori qytetar, i cili përpiqet të kemi buxhet më të madh shtetëror për mbrojtje të mjedisit jetësor, me qëllim që të afrohemi në mesataren e BE-së. Gjithashtu dha mbështetje edhe për krijimin e fondit kombëtar për mbrojtje të mjedisit jetësor, por shtoi se duhet të investohet në arsim me qëllim që nxënësit në arsimin fillor dhe të mesëm të marrin arsimim ekologjik të integruar për mbrojtje të mjedisit jetësor.
Pendarovski theksoi se shteti ynë është një nga pikat më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë dhe përsëriti se si president i shtetit mundohet për mbrojtje të politikave të mjedisit jetësor dhe biodiversitetit nacional.
Ambasadorja britanike, Rejçëll Galovej përmendi se sot në më shumë mënyra – me fushata, protesta, dokumentarë bëhen përpjekje për ngritje të vetëdijes për nevojat nga mbrojtja e mjedisit jetësor dhe përmendi se bota në nivel global përballet me kërcënime, të cilat do të ndikojnë te të gjithë ne.
Theksoi se deri në fund të shekullit parashikohet rritje e temperaturave në nivel global për dy deri në katër gradë dhe shtoi se nevojitet të ndërrohen këto ndryshime negative.
Veçanërisht e rëndësishme në atë drejtim është ndikimi ç’ka të japim në nivel individual”, tha Galovej, duke përmendur se çdo qytetar duhet të japë kontribut, duke recikluar gjëra të plastikës.
“Duhet të jemi të ashpër kur bëhet fjalë për ndryshime ekologjike dhe ekonomike”, tha Galovej dhe shtoi se nevojitet strategji afatgjate me qëllim që në mënyrë urgjente dhe të drejtë të adresohet problemi.
Industria energjetike, mbeturinat, komunikacioni dhe ndërtimtaria më së shumti kontribuojnë në emisionet e gazrave të qelqit në Maqedoni, ndërsa pyjet dhe gjelbërimi urban të cilat janë absorbues kryesor të gazrave, karakterizohen me cilësi të ulët dhe rritje të vogël vjetore, theksojnë organizatorët në konferencën e sotme.
Sipas skenareve klimatike, tempratura mesatare vjetore në vend do të rritet për 1,9 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe reshjet do të zvogëlohen pothuajse për 23 për qind deri në vitin 2100.
Aritshmëria e popullatës deri te uji do të kufizohet, ndërsa periudhat e thata dhe përmbytjet e papritura do të jenë më të shpeshta dhe më të shprehura. Efektet negative të ndryshimeve klimatike do t’i zvogëlojnë të ardhurat te pjesa më e madhe e kulturave bujqësore dhe do t’i rrisin rreziqet mbi shëndetin e njerëzve.
Rreziqet që i sjellin ndryshimet klimatike do të shkaktojnë probleme në bujqësi, shëndetësi, turizëm, biodiversitet biologjik…edhe pse ndikimet e dëmshme mund të zvogëlohen me masa të cilat madje krijojnë vende të reja pune të gjelbra.
Megjithatë, serioziteti i pasojave do të varet nga aftësia e shtetit të përgatitet dhe të ballafaqohet me ndryshimet klimatike, shtojnë organizatorët.
Në suaza të konferencës “Aksion klimatik: “Të parandalohet dhe të shërohet” janë parashikuar dy panele, i pari është përkushtuar në temën “Si ti zbusim ndryshimet klimatike”, ndërsa i dyti “Si të adaptohemi ndaj ndryshimeve klimatike”.