Vallandovo, 18 prill – Stevo Pendarovski, kandidati i përbashkët për president, në takim me banorët e Vallandovës, porositi se Vallandova dhe tërë Maqedonia më 21 prill dhe 5 maj do të festojnë fitore të obsionit, i cili ofron zhvillim ekonomik, jetë më të mirë dhe më të pasur, standard më të lartë të jetesës dhe ardhmëri të sigurtë.
“Bashkëqytetari i juaj, i cili deri tani në mënyrë jodinjitoze e ka kryer funksionin president, ka punuar kundër qytetarëve dhe ka përkrahur vetëm një parti. Të gjitha projektet të cilat i sjellin mirë popullit dhe shtetit, i ka penguar. Kundërkandidatja Siljanovska ka ambicje të bëhet e njëjtë si ai dhe vota për të në zgjedhje do të thotë edhe votë që politikat e Ivanovit të vazhdojnë. Por e di se qytetarët këtu në Vallandovë, qytetarët në tërë shtetin nuk do të lejojnë që kjo të ndodhë”, porositi Pendarovski.
Ai para qytetarëve porositi se me zgjidhjen e çështjeve të hapura, janë hapur dyert drejt BE-së dhe NATO-s dhe për këtë shkak nevojitet të shfrytëzohet momenti pozitiv dhe të vazhdojë procesi i integrimit në dy aleancat më të mëdha botërore.
“Për këtë shkak të dielën më 21 prill masivisht të votojmë për numër 3, të fitojë koncepti për përparim, i integrimit dhe zhvillimit. Vazhdojmë së bashku përpara”, bëri thirrje Pendarovski. (koha.mk)