Romë, 6 nëntor – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Italisë sot në Romë ka pasur takim me senatorin Etore Liçeri, kryetarin e Komitetit për Çështje Evropiane, senatorin Luçiano D’Alfonso, kryetarin e grupit për miqësi me Unionin interparlamentar si dhe anëtarë të Komisioneve të Senatit për punë të jashtme, mbrojtje, çështje evropiane dhe grupit për bashkëpunim me RMV-në, transmeton gazeta KOHA.
Në takim janë konstatuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme bilaterale në shumë sfera bazuar në besimin e ndërsjellë, respektit dhe mirëkuptimit në shumë sfera të partneritetit institucional, ka njoftuar kabineti i Pendarovskit.
Presidenti Pendarovski e ka theksuar rëndësinë e intensifikimit të mëtejmë të bashkëpunimit në kuadër të grupeve parlamentare si një nga aspektet esenciale në forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë. Në atë drejtim, ka nënvizuar presidenti, shteti jonë i vlerëson lartë përvojat dhe praktikat që dalin nga tradita e pasur parlamentare italiane.
Presidenti Pendarovski ka shprehur kënaqësi mbi mbështetjen e qartë dhe të parezervë që në vazhdimësi ia jep Italia, Maqedonisë së Veriut lidhur me integrimet euroatlantike dhe u është falënderuar për ratifikimin në Parlamentin evropian rreth Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO.(koha.mk)