Shkup, 15 maj – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot i pranoi ambasadorët e Republikës së Sllovenisë, Millan Jazbec dhe ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jin Lisjen.
Ambasadorët në emër të presidentëve të të dyja vendeve, i kanë dërguar urime të sinqerta Pendarovskit për zgjedhjen në funksionin president, i kanë dëshiruar mandat të suksesshëm dhe shprehën bindje se marrëdhëniet gjithëpërfshirëse të vendeve të tyre me Republikën e Maqedonisë së Veriut në të ardhmen edhe më shumë do të avancohen.
Në takimin me ambasadorin e Sllovenisë, Jazbek, kumtoi sot kabineti i Pendarovskit, ishin shkëmbyer mendime për çështjet aktuale politike në rajon, me çka ishte konstatuar se progresi i vendit në BE dhe NATO pozitivisht do të ndikojë në stabilitetin dhe prosperitetin e gjithë rajonit.
Në këtë kontest, presidenti Pendarovski ka shprehur pritshmëri se Republika e Maqedonisë së Veriut sa më shpejtë do të bëhet anëtare e NATO-s dhe do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Ai është falënderuar për gjithë mbështetjen e deritanishme nga Sllovenia në planin e integrimeve euroatlantike.
“Përforcimi i partneritetit të sinqertë me Kinën mbetet përcaktim i qëndrueshëm i politikës sonë të jashtme”, ka theksuar presidenti Pendarovski në takimin me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës, Jin Lisjen, qëndron në kumtesë.
Ai ka shfaqur mbështetje për të gjitha iniciativat konkrete të cilat dalin nga procesi i bashkëpunimit mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore-lindore 16+1. Në këtë drejtim, presidenti Pendarovski ka shfaqur interes që vendi të përfshihet edhe në projektet infrastrukturore të cilat dalin nga “Rruga e Mëndafshit”, që hap perspektivë serioze për investime të huaja dhe përforcim të ekonomisë së vendit tonë. (koha.mk)