Presidenti Stevo Pendarovski në urimin për Ditën e Pavarësisë nënvizoi nevojën për pajtim qytetar dhe rikthimin e unitetit. Sipas tij se për prosperitetin e shtetit nevojitet sundimi i ligjit dhe të njëjtat parime të vlejnë për të gjithë qytetarët.
“Në një shtet ku sundon ligji, në të cilin të njëjtat rregulla vlejnë për të gjithë, edhe për të fortit edhe për të dobëtit, edhe për të fuqishmit edhe të pafuqishmit, si për pushtetin ashtu edhe për opozitën. Shtet ku do të pranohen gabimet dhe do të urohen sukseset. Vetëm një shtet i tillë do të ketë një të ardhme të begatë dhe të prosperuar”, u shpreh Stevo Pendarovski, President i RMV-së.