Shkup, 15 prill – Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski sonte theksoi se është i kënaqur nga sondazhet e fundit, sepse sipas tij, tregojnë se merr mbështetje e dhe nga ata të papërcaktuarit.
“Jam i kënaqur nga numrat e sondazheve. Kam numër solid të votuesve maqedonas dhe shqiptarë. Rejtingu im për momentin është më i madh nga rejtingu partiak i LSDM-së dhe është më i madh nga vetë rejtingu i koalicionit. Që do të thotë se kam mbështetje edhe nga të papërcaktuarit. Unë me të vërtetë jam i kënaqur që kam mbështetje jashtë linjave etnike. Ky koalicion është bërë që të mos bëjmë pazar midis dy rretheve. Askush nuk do të jetë i autorizuar nga unë për të negociuar për votat e Rekës”, tha Pendarovski në emisionin “Top tema në anën tuaj” në TV Telma, transmeton KOHA.
Shprehu bindje se ambienti për zgjedhje do të jetë demokratik dhe se edhe pse ai nuk do të zgjidhet për president atë natë do të paraqitet dhe do ta urojë atë që do të fitojë.
“Mendoj se duhet të vendosim kulturë të re politike”, theksoi Pendarovski, duke komentuar për praktikën e mospranimit të presidentëve të zgjedhur.
I pyetur nëse kërkon a do t’i japë falje liderit të LSDM-së, ai tha se këtë nuk ia garanton askujt.
“Cilit do politikan nuk mund t’i jap garanci se nëse vijë në pyetje për ta falur, do ta falë, absurde”, thotë Pendarovski.
Lidhur me atë nëse do ta nënshkruajë ligjin për PSP-në nëse është e dukshme se me të ndokush do të falet nga bombat si dëshmi, Pendarovski thotë se ligji duhet të sillet dhe të sigurohet shumica e nevojshme prej dy të tretave, duke theksuar se ai i përmban të paktën si të dhëna bombat, do të sjell drejtësi.
“PSP-ja nuk guxon të perceptohet vetëm si mekanizëm i cili duhej ta përndjekte pushtetin paraprak. Prej tani e tutje, neve, mua, të gjithëve, do të na duhet një PSP e fuqishme, pa pardon ndaj askujt”, thotë Pendarovski.
Në pjesën e kompetencave në politikën e jashtme si president i shtetit, Pendarovski u përqendrua në, siç tha, situatën skandaloze me zbrazjen e 22 ambasadave në të cilat nuk ka ambasadorë.
Lidhur me kërkesën e Turqisë për ekstradimin e 15 personave të akuzuar për terrorizëm, për të cilët tani ml ka filluar procedura dhe nëse është e mundur vetë për anëtarësim në NATO nga Ankaraja, Pendarovski tha se duhet të jepet llogari për ligjet tona, ato nuk guxojnë të shkelen, që është parakusht, supozim i parë edhe për eurointegrimet tona. (koha.mk)