Kandidati i përbashkët i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, pasdite realizoi takim me qytetarët e Ilindenit, Zelenikovës dhe Petrovecit, me ç’rast porositi se do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sepse sjellin jetë më të mirë dhe të ardhme evropiane për të gjithë.
“Atë që e kemi arritur si Qeveri dhe i hapëm, dyert drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s ka rëndësi të madhe historike sepse vetëm në këtë rrugë mund ta përforcojnë ekonominë, të vazhdojmë t’i rrisim pagat, të jemi nxitje që të rinjtë të qëndrojnë në shtëpi dhe këtu të ndërtojnë të ardhme”, theksoi Pendarovski.
Theksoi se pas një periudhë të gjatë, shteti është kyçur drejt botës së zhvilluar dhe tani duhet të vazhdohet edhe më me përkushtim përpara.
“NATO-ja na ndau ftesë për anëtarësim, me këtë është siguruar e tanishme dhe e ardhmja jonë. Njëzet e nëntë vende më të fuqishme tani janë me ne, nuk jemi vetë. Për këtë ta shfrytëzojmë shansin dhe të vazhdojmë përpara”, theksoi kandidati presidencial.
Potencoi se kjo është zgjidhje midis dy koncepteve, njëri, i cili çon përpara në një të ardhme më të mirë dhe i dyti, i udhëhequr nga Silanovska, që e kthen shtetin mbrapa në të kaluarën.
“Në opsionin tjetër i cili nuk ka plan dhe vizion, t’u themi se nuk duam sërish kthim në të kaluarën e errët”, përfundoi Pendarovski.(koha.mk)