Shkup, 14 nëntor – Në takim me presidentin francez Emanuel Makron ditën e martë në Paris, nuk merr sinjal se me siguri do të fillojnë negociatat me BE-në, nuk mora garanci se do të marrim vendim pozitiv në pranverë. Mora një lloj garancie se metodologjinë e bëjnë dhe do të jetë gati shpejtë dhe paralajmëroi se afati i fundit, sipas tij, duhet të jetë maksimum në mars që të miratohet, transmeton gazeta KOHA.
Këtë e deklaroi presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sonte në një intervistë për Top Tema në televizionin Telma dhe shfaqi shpresë se në Samitin në Zagreb në muajin mas do të marrim vendim pozitiv për fillimin e negociatave aderuese me BE-në, por nuk e përjashtoi mundësinë që vendimi të sillet edhe më herët.
Pendarovski informoi për përshtypjen e tij të përgjithshme nga takimi 20 minutësh me Makronin se ai është politikan jo standard, direkt, mjaftë inteligjent dhe nuk përdor fraza të lodhshme diplomatike. Në fillim të bisedës, ka thënë Pendarovski, Makroni i ka treguar se dëshiron të bisedojnë vetëm për zgjerimin e BE-së. Në fund të bisedës, njëri prej pesë personave më me ndikim për momentin, theksoi Pendarovski, i ka thënë në çka të obligohet dhe në çka jo.
“U obligua në pjesën e metodologjisë, në pjesën e vendimit politik i cili do të vijojë pas metodologjisë dhe u obligua të vijë në vendin tonë dhe t’u sqarojë qytetarëve se cila është pozita e tij pas 18 tetori dhe Këshilli i BE-së kishte raporte shumë negative për Francën dhe pikëpamjet e saj për zgjerimin”, ka thënë presidenti Pendarovski.
Shtoi se presidenti francez Makron i ka thënë se nuk ka ndërmend të na ofrojë anëtarësim alternativ të anëtarësimit. Kam ndërmend, ka thënë Makron, ta përmirësoj procesin që të mos jetë vetëm formalisht dhe në mënyrë burokratike të hyni në Be dhe në fund, nënvizoi Pendarovski, të marrim tendenca negative në sfera vitale.
“Morëm garanci se vendim politik nuk do të ketë më vonë se maji, nga Samiti i BE-së në Zagreb, i caktuar për më 6 maj. Morëm garanci se vjen në gjashtë muajt e parë të vitit 2020”, deklaroi Pendarovski.
Sipas presidentit Pendarosvki, metodologjia për zgjerimin e BE-së në këtë moment qarkullon si non pejper dhe tani për tani e kanë parë vetëm disa vende-anëtare të BE-së.
“Nëse vendimi pozitiv për hapjen e negociatave nuk sillet edhe në mars, nëse nuk sillet edhe më herët dhe pritet maji, është logjike se do të duan të shikojnë si do t’i organizojmë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky është vlerësimi im”, tha mes tjerash Pendarovski.
Në pyetjen për atë se ambasadori francez Timonie menjëherë pas vendimit të sjellë ka thënë se ka të bëjë me mungesën e reformave të nevojshme, duke e theksuar para së gjithash gjyqësinë, shefi i shtetit Pendarovski theksoi se këtë nuk mund ta shpjegojë, por mund vetëm të thotë si ishte biseda me presidentin Makron. Informoi se ka takime të rregullta me ambasadorin Timonie dhe i i ndjekë pjesëmarrjet e tija publike.
“Ju them se çka ndodhi në takimin tek presidenti Makron, se kjo aspak nuk ishte përmendur . Ekziston një frazë të cilën Makroni e thotë edhe pas 18 tetorit në Bruksel në konferencën e parë për shtyp dhe të cilën mua ma përsëriti me fjalë të njëjta. Thotë këtë herë neve na duhet më shumë kohë, ju juve”, tha Pendarovski dhe foli për intervistën e Makronit për revistën ‘Ekonomist’ në të cilën, siç tha, në mënyrë precize shkruan se çka ishte problemi, gjegjësisht se Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i vogël, nuk është kërcënim për askënd, bëri shumë, përfshirë edhe ndryshimin e emrit dhe se pjesa më e madhe e vendeve – anëtare ishin për fillimin e negociatave. Por, nënvizoi Pendarovski, qëndrimi i tij ishte parimor edhe për ata të cilët negociojnë edhe për ata të cilët presin që të negociojnë dhe se metodologjia duhet të ndryshohet.
Sipas Pendarovskit, është e mundur që ndryshimi i metodologjisë t’i prekë edhe marrëveshjet bazike me të cilat është bërë BE-ja dhe sipas së cilave funksionon.(koha.mk)