Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka uruar mundësin e reprezentacionit të Maqedonisë në mundje Besir Alili për medaljen e fituar në kampionatin Evropian në mundje që po mbahen në Foenza të Italisë. “Kemi fituar një kampion evropian në mundje, në kategorinë e stilit të lirë deri në 48 kilogram në kampionatin kontinental në Firence për pjesëmarrësit deri në 17 vjet. Urime për mundësin tonë të ri Besir Alili”, ka shkruar Pendarovski. Nuk ka munguar as urimi i Radmila Shekerinska për kampion evropian. Ajo në rrjetin e saj Facebook ka shkruar: “Urime Besir Alili! Sukses i radhës”. Nga ana tjetër edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ka përshendetur Alili për titullin e fituar. “Mundësi ynë, Besir Alili shpallet fitues i kampionatit evropian në mundje për kategorinë deri në 48 kg në Foenza të Italisë pas fitores spektakulare në finalen e madhe ndaj mundësit nga Armenia! Urime Besir, ç’gëzim të madh na ke futur në zemër me suksesin e madh që arrite! Je krenaria jonë!”, ka shkruar Ganiu.