“Mungesa e një date për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si edhe dhe mungesa e heqjes se vizave për Kosovën pavarësisht rezultateve që kanë qenë ka potencial për të minuar mbështetjen për vlerat europianë në shtetet dhe shoqëritë tona,” kështu u shpreh sot në Tiranë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
I pranishëm në Samitin e Paqes për Evropën Juglindore, me temë “Paqja, Siguria dhe Zhvillimi”, Pendarovksi tha se rreziku ndaj paqes nis në shtëpi në shoqëritë tona kur institucionet nuk i përgjigjen dot qytetarëve dhe vetëm atëherë ata ndërhyjnë në politikat e jashtme e të sigurisë.
“Nuk ka konferencë, forum apo samit, ku ne nuk flasim për nevojën për paqe e stabilitet në rajon. Këto ditë po përballemi me një situatë që kërkon vëmendjen tonë personale dhe profesionale. Mungesa e një date për negociata të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si edhe dhe mungesa e heqjes një vize për Kosovën, pavarësisht rezultateve që kanë qenë, ka potencial për të minuar mbështetjen për vlerat europiane në shtetet dhe shoqëritë tona. Sot unë dua të flas me përgjegjësitë që ne si politikanë dhe si liderë kemi në këto momente, si në lidhje me paqen ashtu edhe me prosperitetin për vlerat universale në rajon. Jam i bindur se rreziku ndaj paqes nis në shtëpi në shoqëritë tona kur institucionet nuk i përgjigjen dot qytetarëve dhe vetëm atëherë ata ndërhyjnë në politikat e jashtme e të sigurisë”, tha ai, raporton BW, përcjell KOHA.
Shton se “Gjatë viteve vendet e Ballkanit janë mbajtur peng nga politikanë të korruptuar dhe në bashkëpunim me oligarkë të tjerë. jemi ballafaquar me tendenca antiliberale dhe antidemokratike që ishin kundër aspiratave të qytetarëve për demokratizim dhe ka ende praktika të tilla brenda elitës. Këto lloj bindjesh kanë qenë shkatërruese, për rajonin është bërë një pengesë për zhvillimin e marrëdhënieve të mira miqësore demokratike”.
“Vala e populizmit dhe radikalizimit me të cilën po përballet Evropa, ende po gjen një vend ku mund të rritet në Ballkan. Nga ajo çka kemi mësuar nga eksperiencat kemi një përgjegjësi shumë të madhe për t’i bërë ballë trendeve negative, dhe t’i drejtojmë shoqëritë tona bazuar në vlerat europiane dhe të prodhojmë paqe të qëndrueshme në rajon. Perspektiva euroipiane në rajon, pavarësisht rezultatit që erdhi nga Brukseli po venitet. Një gjë e rëndësishme ku bazohet paqja e stabiliteti është investimi në popullsitë e reja.Duke i mundësuar të kenë rol më të madh në të ardhmen e tyre. T’i edukojmë të rinjtë që respektimi e bashkëjetësa është një e mirë për të ardhme me prosperitet.” u shpreh Pendarovski. (koha.mk)