Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut , Stevo Pendarovski në fjalimin e tij drejtuar popullit tha se fatkeqësisht pritshmërit tona nuk janë në përputhje me vendimin e Këshillit Evropian në lidhje me marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim të vendit në BE. Pendarovski mes tjerash theksoi se vendi duhet të vazhdoj me reforma dhe se nuk kemi nevojë për vetëm për formalitete. Ai konfirmoi takimin e liderëve ditën e diel me liderët e parive më të mëdha në vend.
“Reformat në shumë sfera duhet të vazhdojnë. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet vazhduar. Standardet evropiane janë edhe standarde tona. Reformat e brendshme duhet të vazhdojnë sepse janë kushte për kohezion të brendshëm dhe stabilitet të brendshëm. Në emër të ardhmërisë së vendit tonë iu bëj thirrje të gjithë liderëve partiakë që të lënë anësh inatet politike, sepse jam i bindur sepse pikërisht tani kemi nevojë për unitet. Andaj kam thirre mbledhjen e liderëve, për të dielën më 20 tetor”.