Përforcimi i sigurisë përmes bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë është tema e forumit të parë dy ditorë në mes të Maqedonisë dhe Kosovës që mbahet në Prishtinë.
Në hapjen e forumit, kanë diskutuar shumë personalitete mes tyre edhe kordinatori nacional Stevo Pendarovski i cili në fjalimin e tij ka diskutuar mbi dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit duke thënë se njerëzit janë mbledhur me vullnetin e mirë në rajon e me gjërë që të zgjidhin problemin mes Kosovës dhe Serbisë. Dua të jem i hapur me ju dhe të shpresoj se shkëmbimi i popullatës dhe teritorit e kufijëve në Ballkan nuk do të destabilizojë rajonin por një prekje e realitetit”, ka thënë kështu Pendarovski.
“Fillimisht duhet të jemi të vetëdijshëm se sa proces i rëndë ka qenë miratimi i ligjit për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, më pas në Maqedoni ende e kemi të freskët se sa vështirë e kemi pasur vendosjen e linjës kufitare. Na duhej dekada që të kemi sukses me të gjitha cështjet e rëndësishme”, ka thënë kështu Pendarovski.