Shkup, 11 mars – Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski ende qëndron në idenë, se duhet të shtyhet regjistrimi për disa muaj. Kjo siç tha ai, që të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve.
Në emisionin ClickPlus, ai ka shprehur shqetësimin e tij se mund të krijohet klaster i ri, nëse një person nga jashtë hynë në shtëpitë e qytetarëve.
“Sido që të jetë, nëse dikush të regjistron në shtëpi sërish është klaster. Prandaj kam thënë, ja ta shtyjmë për një muaj”, tha Pendarovski.