Pendarovski priti delegacion të Gjykatës kushtetuese të Bullgarisë

Shkup, 10 qershor – Presidenti Stevo Pendarovski sot priti delegacion të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Bullgarisë, që po qëndron për vizitë në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pendarovski, siç njofton kabineti i tij, është njoftuar me punën vijuese dhe kompetencat e Gjykatës kushtetuese të Republikës së Bullgarisë, si dhe bashkëpunimin me Gjykatën kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti Pendarovski e ka përshëndetur partneritetin dhe bashkëpunimin midis gjykatave kushtetuese të dy shteteve, i cili po zhvillohet në frymën e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Në takimin në të cilin kanë marrë pjesë kryetarët e Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Ivanovski dhe i Gjykatës kushtetuese të Republikës së Bullgarisë, Boris Velçev, si dhe anëtarë dhe këshilltarë të Kabinetit të presidentit, është theksuar rëndësia nga mbrojtja e kushtetutës dhe legjislacionit, si një prej parimeve bazë të Bashkimit Evropian.

Presidenti Pendarovski shfaqi pritje se bashkëpunimi dhe këmbimi i përvojave midis gjykatave kushtetuese të dy shteteve di të vazhdojë edhe në të ardhmen, si shembull për thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin edhe në sfera tjera nga interesi i përbashkët të dy shteteve.