Shkup, 15 korrik – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, të drejtën e tij të votimit e ka realizuar në vendvotimin 2489 në bashkësinë lokale Autokomandë.
“Pres, ashtu si edhe i ngjan një shteti demokratik evropian, që të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor pas përfundimit të votimit, t’ia shtrijnë dorën dhe t’i urojnë njëri-tjetrit”, deklaroi presidenti Pendarovski.
Ai posaçërisht e përmendi faktin që zgjedhjet deri në këtë moment të zhvillohen qetë dhe me respektim maksimal të protokolleve shëndetësore për mbrojtje të të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor, duke marrë parasysh se këto janë zgjedhje specifike, të cilat mbahen në kohë të pandemisë së koronavirusit. Zgjedhjet, tha ai, duhet të zbatohen në atmosferë korrekte, transparente dhe demokratike.