Shkup, 20 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski nuk pret që në javët e ardhshme të arrihet një marrëveshje me Bullgarinë, e cila do ta zhbllokojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Bullgaria, thotë ai, e ka ndryshuar në mënyrë drastike politikën e saj ndaj vendit në muajt e fundit. Me një politikë të tillë, sipas tij, Bullgaria tregon se nuk mund të dalë nga koha e Todor Zhivkovit. Sidoqoftë, ai thotë se zgjidhje duhet të kërkohet në të ardhmen, por vetëm përmes fakteve shkencore dhe historike, dhe jo politike.
Ai theksoi në intervistën në Triling në TV24 se në muajt e fundit ka pasur ndryshim në politikën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.
“Disa thonë se kjo është për shkak të dinamikës së brendshme politike bullgare para zgjedhjeve të tyre të planifikuara parlamentare për marsin e vitit të ardhshëm. Disa thonë se është kjo, unë këtu mendoj se ka një arsye për politikën e tyre me dekada mbi këtë çështje dhe këtu nuk ka asnjë politikan që mund të devijojë ndjeshëm nga ato parametra në atë pozitë”, thotë Presidenti Pendarovski.
Për shkak të bllokadës së integrimit evropian të vendit, theksoi Pendarovski, është reale që të shfaqet euroskepticizmi dhe disponimi anti-bullgar.
“Disponimi anti-bullgar nuk duhet të presim nëse do të ndodhë në të ardhmen. Kjo tashmë po ndodh dhe unë nuk do të hyja në motive. Shumë thonë se për shkak të kësaj retorike nga pala bullgare, është shumë e vështirë për ju të mos keni një rritje të disponimit anti-bullgar. Por fakti është se një gjë e tillë po ndodhë. Ajo që është shqetësuese është rritja e euroskepticizmit”, tha Pendarovski.
Ai shton se në vitet e kaluara mbështetja për procesin e integrimit evropian midis maqedonasve është rritur, duke e pasur parasysh se gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së ka rënë ndjeshëm. Por, thotë presidenti, është realiste të pritet përsëri një rënie e mbështetjes për integrimin evropian.
Pendarovski thotë se politika e Bullgarisë për ta bllokuar vendin në përparimin drejt anëtarësimit në BE nuk mbështetet nga asnjë vend anëtar. Informacionet që i kemi nga Brukseli, siç theksoi ai, thotë se asnjë vend apo burrë shteti nuk e mbështet veton e Sofjes zyrtare, për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në BE.
Ai thotë se në vend ka nevojë për pajtim kombëtar dhe qëndrime të përbashkëta për dy ose tre pika dhe çështje ndërmjet subjekteve politike.