Shkup, 7 prill – Së bashku duhet të ecim përpara, pavarësisht nga feja dhe kombi, pavarësisht nëse bëhet fjalë për më të ri apo më të vjetër. Së bashku të sigurojmë perspektiva të reja për ju, të rinjtë, arsim, praktikën, udhëtim, shkollimin, punën. Këtë sot e tha kandidati për president i LSDM-së dhe Koalicioni Stevo Pendarovski, i cili mori pjesë në tribunën e hapur të të rinjve “Get up, stand ap”, informon Koha.
“Ndryshimet pozitive i dërgojnë gjithkund gjeneratat e reja. Pa të rinjtë në rrugë ne nuk do mundeshim ta rrëzojmë regjimin e Gruevskit me stilolaps. Për herë të parë në historinë e vendit tonë të rinjtë kanë dalë në rrugë, falë jush të rinjve arritëm ta rrëzojmë regjimin autoritar në zgjedhje pa dhunë. Falë të rinjve ky vend ka nisur të ecë përpara. Tani është me rëndësi të vazhdojmë”, tha Pendarovski.
Pendarovski shtoi se zëri për konceptin që ai drejton për përparim, për anëtarësimin në BE dhe NATO, është një zë për hapjen e më shumë mundësive për të rinjtë për një të ardhme evropiane. (koha.mk)