Shkup, 18 dhjetor – Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij para deputetëve, me rastin e festive të fund vitit, duke folur për përfaqësimin e bashkësive jo maqedonase në institucione, theksojë se atyre i u është bërë padrejtësi jo vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike, por edhe se posedojnë referencat më të larta profesionale, raporton KOHA.
“Në bazë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në këtë kabinet punojnë përfaqësues të të gjitha bashkësive etnike. Në lidhje me përfaqësimin e bashkësisë joshumicë më të madhe, për herë të parë në histori, në shumë pozita udhëheqëse dhe me përgjegjësi ka shqiptarë etnikë, këshilltar për sigurinë nacionale, drejtor i Agjencisë për Zbulim, kurse në njësinë elite ushtarake “Ujqit” për herë të parë nga krijimi i saj kemi një përbërje shumetnike. Dua ta theksoj faktin se përfaqësuesit e bashkësive joshumicë nuk janë angazhuar vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike, por, para së gjithash, sepse posedojnë referencat më të larta profesionale, sipas standardeve të përcaktuara nga shtetet anëtare të aleancës perëndimore”, tha Pendarovski para deputetëve, transmeton KOHA.
Ndryshe, nga marrja e mandatit si President, Pendarovski ka bërë ndryshime rrënjësore në qasjen ndaj bashkësive jo maqedonase, sidomos shqiptarëve, për sa i përket përfaqësimit adekuat. Ai emëroi për herë të parë një shqiptarë në krye të agjencisë për Zbulim, ndërsa po ashtu për herë të parë hapi dyert edhe për shqiptarët në Njësitë elite ushtarake “Ujqit” dhe “”Renxherat”. Në këto dy njësi nga pavarësia e Maqedonisë e këndej nuk ka pasur asnjë pjesëtarë shqiptarë, ndërsa pas ardhjes së Pendarovskit në krye të shtetit kjo situatë ndryshojë muaj më parë. (koha.mk)