Shkup, 23 shtator – I pari i shtetit, Stevo Pendarovski, pas seancës së Këshillit për Siguri tha se se sipas analizës që është bërë nga të gjithë organet që janë kompetentë për sigurinë e vendit është konstatuar se vendi nuk ka ndonjë rrezik që i kanoset, por shtoi se koronavirusi do të mbetet sfida dhe rreziku kryesor edhe muajve që vijojnë por nuk pret të ketë zhvillim të madh që do të ndikojë në sigurinë e përgjithshme.
Megjithatë Pendarovksi konsideron se nuk duhet të ketë më orë policore në tërë shtetin pas siç tha është diçka që duhet të shkojë në histori, sepse e njëjta ka shkaktuar dëme ekonomike dhe psikologjike të qytetarëve.
Në mbledhje e Këshillit të Sigurisë marrin pjesë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kryeministri Zoran Zaev, ministrat e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe Punëve të Jashtme, Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski dhe Bujar Osmani. Në mbledhje përveç anëtarëve të përhershëm në ftesë të presidentit Pendarovski marrin pjesë edhe drejtorët e Agjencisë së Inteligjencës Eroll Musliu, i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski dhe Agjencisë teknike-operative Zoran Angelovski, si dhe kryeshefi i SHM-së së ARM-së gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski.