Presidenti Stevo Pendarovski sot paralajmëroi se për më pak se një muaj do të shkojë për vizitë zyrtare në Bullgari. Për këtë është konsultuar edhe me kolegun e tij bullgar Rumen Radev, ndërsa qëllimi i takimit është të jepet kontribut pozitiv në tejkalimin e kontestit mes dy vendeve.
Pendarovski në tryezë të rrumbullakët “Qasja e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: rrëfim i gjatë i (pa)përfunduar – Qëndrueshmëri e kursit të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut”, përsëriti se fillimi i fazës së re të marrëdhënieve bilaterale është i shkëlqyeshëm, por ende jemi larg, siç përmendi, hyrjes më të thellësishme në procesin e zgjidhjes së problemit dhe përfundimin e tij të mundshëm pozitiv.
“Do të tentoj shumë shpejtë të jap kontributin tim personal në proces sepse mendoj se është me rëndësi çdo institucion politik në të dy shtetet të kontribuojë. Për më pak se një muaj, planifikojmë, dakordojmë me kolegun tim Radev vizitë zyrtare në Bullgari. Qëndrimi im është se dy presidentët duhet të japin kontribut pozitiv për përfundim të suksesshëm të këtij procesi sepse ky është interes strategjik i të dy shteteve. Jam i bindur se Radevi e ndan mendimin tim”, theksoi Pendarovski.
Ai e përshëndeti edhe metodologjinë e re, duke nënvizuar se megjithatë, ende jemi në fazë iniciale në të cilën të dyja palët shprehin dëshira të mira se si do të donin të zhvillohej procesi.
“Mendoj se bëhet fjalë për fillim të shkëlqyeshëm të kësaj faze të marrëdhënieve tona bilaterale. Ka dy qeveri të reja, dy kryeministra të rinj të cilët nuk vijnë nga shkolla e vjetër, dëgjohet retorikë e re, ndjehet energji e re, ndërkaq ka edhe metodologji të re – grupe të reja të punës, komisione, në vend të propozimeve të Lisbonës. por, më duhet të them në mënyrë të kristaltë qartë, bëhet fjalë vetëm për fillim, për fazë nismëtare në të cilën të dyja palët shprehin dëshira të mira se si do të donin të zhvillohej procesi. Por, jemi larg hyrjes së thellë në proces dhe ende jemi larg përfundimit të tij të mundshëm pozitiv”, tha shefi i shtetit.
Paraprakisht foli edhe për zgjerimin e BE-së, duke potencuar se mbështetja tek qytetarët për këtë muaj po ulet, jo vetëm në vend, por edhe në tërë rajonin, ndërsa retorika antiperëndimore në mediumet e tërë Ballkanit Perëndimor është në rritje të jashtëzakonshme dhe ka tendencë të bëhet dominuese.