Shkup, 8 tetor – Elementet e pozitës bullgare lidhur me procesin e mëtutjeshëm të integrimit të Maqedonisë së Veriut janë punë e brendshme-politike të një vendi anëtar të Unionit dhe ajo pozitë me siguri nuk do të nxirret në Këshillin e ardhshëm Evropian, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski.
Ai duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me paralajmërimet se Bullgaria nesër do t’i paralajmërojë masat për negociatat tha se këto ditë nuk ka kontaktuar me presidentin bullgar Rumen Radev, por theksoi se Bullgaria me siguri nuk do ta bllokojë fillimin e negociatave.
“Së pari të marrim datë dhe më pas të gjitha vendet-anëtare të Unionit duhet ta bëjnë kornizën negociuese nga aspekti i tyre kombëtar. Do të bëjmë pozita tona negociuese lidhur me atë që vendet-anëtare kërkojnë prej nesh. Nëse në përgjithësi vjen në rend dite ajo punë, ajo do të vijë nga mesi i vitit të ardhshëm, kur do të fillojë të zhvillohet procesi negociues. Praktikisht është e pamundur të komentoni pozitë negociuese elementet e të cilave ende nuk i dini. T’i shohim së pari elementet, ndërsa rreth dinamikës ne do të duhet të deklarohemi rreth asaj që eventualisht e kërkon një vend-anëtar diku gjysmë viti prej tani e tutje”, tha presidenti, i cili sot mori pjesë në hapjen e MladiHab – Zyra e presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe panel diskutimi në temë “Aftësitë digjitale dhe transformimi i shoqërisë”. Më 30 shtator kreu shtetëror bullgar mbajti takim konsultues tek presidenti Rumen Radev, në të cilin morën pjesë Borisov, Karakaçanov dhe zëvendëskryetarja dhe shefja e diplomacisë Ekaterina Zaharieva.
Pas takimit, Borisov theksoi se Sofja çdoherë ka theksuar se Maqedonia e Veriut mund të konsiderohet në të në rrugën drejt BE-së, por asnjëherë nuk ka thënë se pakusht e mbështet pranimin e saj. “Ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe ato nuk duhet të luajnë me këtë shans… Por, ta pengojmë Maqedoninë e Veriut në rrugën ndaj BE-së, kjo do të shënohet në histori se të gjitha 27 vendet i kanë mbështetur, ndërsa vetëm Bullgaria i ka penguar. Ne duam që edhe Shqipëria të shkojë së bashku me Maqedoninë e Veriut. Por asnjëherë nuk kemi thënë se pakusht e mbështesim hyrjen në BE. Kemi në dispozicion 71 instrumente në negociatat sipas kapitujve. Të mos luajnë me historinë dhe të kaluarën dhe të koncentrohen në ardhmërinë”, ka thënë Borisov.