Pendarovski: OKB-ja do të jetë efikase aq sa do t’i lejojnë vendet-anëtare

22

Shkup, 22 shtator – Krijimi i Kombeve të Bashkuara është një nga projektet më të rëndësishme globale dhe arritjet e njerëzimit, por Organizata jonë mund të jetë efektive aq sa do t’i lejojnë vendet-anëtare, porositi presidenti Stevo Pendarovski në video fjalimin në forumin e nivelit të lartë “E ardhmja që e duam, Kombet e Bashkuara që na duhen: Konfirmim i përkushtimit tonë kolektiv ndaj multilateralizmit”, që u mbajt mbrëmë në Nju-Jork me rastin e shënimit të 75 vjetorit të themelimit të KB-së.

“Në vitin 1945 popujt u bashkuan rreth vizionit që t’i mbrojnë pasardhësit nga tmerri i luftës. Ata i vendosën themelet e rendit të ri ndërkombëtar që në bazën e vet e vë njeriun, dhe jo vetëm shtetet dhe aleancat e tyre”, theksoi Pendarovski.

AI potencoi se në 75 vitet e kaluara, Kombet e Bashkuara arritën shumë. Si gur themeli i të drejtës ndërkombëtare dhe sistemit multilateral, organizata i obligon anëtarët e vet t’i tejkalojnë kontestet në mënyrë paqësore dhe të bashkëpunojnë për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë.

“Kombet e Bashkuara kanë parandaluar një numër të madh konfliktesh dhe i kanë zbutur pasojat e shumë krizave humanitare. Ato u kanë ndihmuar shumë popujve që nëpërmjet vetëvendosjes të ecin në rrugën drejt pavarësisë. Në dekadat e kaluara miliona njerëz janë nxjerrë nga varfëria ekstreme dhe janë mbrojtur nga dhuna”, shtoi Pendarovski.

Shefi i shtetit theksoi se nëpërmjet deklaratës universale, pakteve dhe konventave ndërkombëtare, Kombet e Bashkuara e kanë nxitur lëvizjen globale për të drejta dhe liri, për drejtësi sociale dhe barazi. E kanë përforcuar rezistencën ndaj katastrofave dhe e kanë mobilizuar botën në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Formimi i Kombeve të Bashkuara është një nga projektet dhe arritjet më të rëndësishme të njerëzimit. Por, organizata jonë mund të jetë efikase aq saç e lejojnë që të jetë shtetet anëtare”, theksoi Pendarovski.

Sipas tij, për shkak të pengesave të shumta në punën e saj, në botë ekzistojnë ende tensione dhe konflikte, milionë refugjatë dhe migrantë, eksploatim i pakontrolluar i natyrës dhe shkelje e dinjitetit të njeriut. Problemeve të vjetra iu bashkëngjiten edhe probleme të reja akute siç janë terrorizmi global, krimi transnacional i organizuar dhe ndarja digjitale.

“Këtë vit, gjendja është komplikuar edhe më shumë për shkak të pandemisë me Kovid-19. Përveç mundimit të madh të cilin e po shkakton, pandemia i zbulon edhe dobësitë e rendit tonë ndërkombëtar dhe pabarazitë sistematike të botës sonë. Na mbeten edhe vetëm dhjetë vjet deri në realizimin e Agjendës 2030 dhe Marrëveshjes së Parisit për Klimën. Që t’i arrijmë Qëllimet për zhvillim të qëndrueshëm ne duhet t’i lehtësojmë, njëkohësisht, pasojat ekonomike dhe sociale nga kjo pandemi. Kurse këtë mund ta arrijmë vetëm nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar dhe solidaritetit global dhe na nevojitet që Kombet e Bashkuara të jenë të fuqishme dhe efektive, të reformuara dhe të përshtatura me realitetin e ri”, shtoi presidenti i Republikës

Pendarovski theksoi se nga pavarësia e saj dhe deri më sot, Republika e Maqedonisë së Veriut ka dëshmuar edhe për fitimet dhe për sfidat e Kombeve të Bashkuara.

“Nga përdorues të misionit të parë parandalues – UNPREDEP, edhe vetë u bëmë kontribuues në shumë misione paqësore. Falë Kombeve të Bashkuara zgjidhëm një kontest shumë të komplikuar i cila e ka ngadalësuar integrimin tonë në rendin ndërkombëtar. Ne do të vazhdojmë t’i përmbushim në frymën e multilateralizmit obligimet ndërkombëtare dhe ta mbështesim punën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të agjencive të saj të specializuara. Është e qartë se vetëm nëse investojmë në organizatën botërore do të arrijmë të ndërtojmë një botë me dinjitet”, theksoi presidenti Pendarovski në fjalim.

Forumi, i organizuar në kuadër të sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, u mbajt me transmetimin e mesazheve nga përfaqësues të mbi 180 vendeve dhe organizatave në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore, në prani të sekretarit të përgjithshëm Antonio Guteresh dhe përfaqësuesve të vendeve-anëtare të KB-së.

Për shkak të pandemisë KOVID-19, sesioni i sivjetshëm zhvillohet pa praninë fizike të udhëheqësve botërorë në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork.

Comments are closed.