Shkup, 24 prill – Kandidati për president i përkrahur nga LSDM, Stevo Pendarovski, nuk do ta ndërrojë qasjen në fushatë për rrethin e dytë zgjedhor sepse konsideron që është i mirë dhe se ajo nuk është arsyeja për numrin e votave të fituara në rrethin e parë, më 21 prill. Siç deklaroi sot para tribunës me ririnë në “Dhomën publike” qasja edhe në rrethin e parë, në të gjitha standardet e përgjithshme, ka qenë në rregull.
Ata që nuk kanë dalë për të votuar në rrethin e parë, Pendarovski do t’i motivojë me vërejtje të kontrastit mes dy opsioneve që mbetën – njëra, siç tha, është Maqedonia euroatlantike, ndërsa tjetra është Maqedonia e izoluar, në thellësinë e Ballkanit. Rrezik shumë i madh, konsideron Pendarovski, gjithçka që ishte bërë mirë në dy vitet e fundit të lihet anash ose të hidhet poshtë dhe të kthehemi në periudhën kur disa njerëz në krye të pushtetit vendosnin për jetët, të ardhmen dhe fatin tonë.
“Numri i votave përveç në rrethin e parë nuk është rezultat i qasjes sime, por i një konteksti politik më të gjërë. E dimë të gjithë në çka kaluam dy vitet e fundit dhe pse është i tillë rezultati në rajone të caktuara, komuna ose te votuesit e kësaj strukture politike që mua më mbështet. Mendoj se qasja ime është e mirë dhe kam për qëllim deri në fund ta përfaqësoj. Shpresoj se në rrethin e dytë më 5 maj, një numër shumë më i madh i qytetarëve do të kuptojnë se kjo është rruga e vetme për dalje nga izolimi që na e imponuar garniturën paraprake politike dhe se mënyra e vetme është që vendi të zhvillohet dhe të ndiqet këtë herë në stabilitet të brendshëm, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe integrim të tërësishëm të Maqedonisë në strukturat euroatlantike”, theksoi Pendarovski.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me “spastrimin” e paralajmëruar në rradhët qeveritare, përmendi se në tërësi e përkrahë.
“Ajo para se gjithash është punë e kryeministrit dhe e strukturës qeveritare, por unë plotësisht e përkrah atë qasje dhe konsideroj se është në rregull. Desha të apeloj deri te të gjithë, t’i lus të mendojnë, për një moment t’i lënë anash problemet në funksionimin dhe mosplotësimin e premtimeve nga viti 2016, 2017 dhe eventualisht në ndërkohë, edhe po të mendojnë se çka mund të jetë rrjedha nëse kandidatja opozitare ose partia kryeosre opozitare fiton shumicë votash. Ajo do të thotë kthim direkt në kohën e Nikolla Gruevskit, ndërsa të gjithë e dimë se në atë periudhë nuk jetonim mirë. Në të gjitha fushat ishim të ngujuar dhe tani, me instalim të sërishëm të atij regjimi të njëjtë, por nën emër tjetër, të gjithë ne, duke i përfshirë edhe të pakënaqshmit nga garnitura aktuale që e kanë votuar para dy viteve, nuk do të dëshironim ta përsërisim atë përvojë”, nënvizoi Pendarovski.
Ai nuk sheh, siç tha, mënyrë tjetër, as ndonjë opsion tjetër që të jepet mbështetje për këtë variant.
“Megjithatë, duhet të mbajnë fjalën kryeministri dhe ministrat se do të ndërmarrin gjithçka që të mos përsëriten gabimet të cilat janë të dukshme, të cilat i ka evidentuar nga opinioni në dy vitet e kaluara”, theksoi Pendarovski.
Në lidhje me të rinjtë të cilët janë fokus i tribunës së sotme në “Dhomën Publike”, kandidati presidencial porositi se kreativiteti duhet të lirohet, ndërsa kjo nuk bëhet në shtrëngime dhe izolim.
“Në programin tim kam paraparë disa projekte konkrete, por në përgjithësi korniza e përgjithshme nënkupton që vendi shumë shpejtë të jetë pjesë e strukturave euroatlantike me çka të rinjtë do të marrin hapësirë shumë më të gjerë për realizimin e imagjinatave të tyre dhe për zhvillimin e karrierave të tyre profesionale dhe personale. Nëse e fitoj besimin, kjo çështje do të jetë prioritare .Bëhet fjalë për krijimin e ambientit në të cilin në vend izolimit siç ishte disa vite më parë, do të ofrojmë mundësi që të rinjtë të shoqërohen me moshatarët e tyre nga Evropa, që të jenë pjesë e programeve të përbashkëta evropiane arsimore dhe përgjatë komunikimit që t’i miratojnë vlerat evropiane, në mesin e të cilave, mes tjerash është edhe zhvillimi i mendimit kritik” potencon Pendarovski.