Pendarovski: Nuk kërkojmë shpërblim të pamerituar, por shans të merituar

Bruksel, 12 qershor Në qershor Bashkimi Evropian ka mundësinë historike të tregojë liderizëm dhe vizion për të ardhmen e rajonit tonë me atë që do t’i ndajë datë për negociata Maqedonisë së Veriut. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk kërkojnë shpërblim të pamerituar, por shans të merituar për ndërtim të shtetit evropian me shoqëri të drejtë, humane dhe përparimtare, ka porositur presidenti Stevo Pendarovski në pres konferencën e përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk.

“Para dy javësh e kemi marrë Raportin më të mirë dhe më pozitiv të KE-së për vendin. Jo vetëm që morëm rekomandim të pastër për fillim të negociatave por jemi vlerësuar si shembull i ndritur në Ballkanin Perëndimor. Atë e kemi bërë me zgjidhjen e çështjes së dekadës. Kemi sjell vendime të guximshme për shumë çështje të ndjeshme për qytetarët tonë me qëllim të shmangim pengesën më të madhe në procesin e anëtarësimit edhe në BE dhe NATO. Me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe me marrëveshjen e Prespës jemi liruar nga ngarkesa e të kaluarës. Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në rajon e cila nuk ka më çështje të hapura me fqinjët. Jemi të vetëdijshëm se nevojiten ende reforma dhe se kemi dobësi, na pret edhe shumë punë. Por patjetër të theksoj një realitet- ne jemi më efikas kur para nesh kemi detyra, ndërsa negociatat për anëtarësim janë hallkë më e mirë reformuese”, ka thënë Pendarovski.

Ai ka shtuar se anëtarësimi në BE dhe NATO është përcaktim strategjik i shtetit dhe shumicës së madhe të qytetarëve. Ka rikujtuar edhe në rolin e vendit në ballafaqimin me krizën e emigrantëve në vitin 2016 me këtë edhe ruajtjen e sigurisë evropiane.

“Me këtë treguam se jemi partnerë të fortë evropian”, ka thënë Pendarovski në pres konferencën e përbashkët me Tuskun.