Tetovë, 3 mars – Kandidati për president i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski, sot nga Kongresi i LSDM-së, ka vizituar edhe Bashkimin Demokratik për Integrim me ftesë të kësaj partie. Pendarovski tha se ka vizituar edhe parti tjera më të vogla, të cilët kanë përkrahur kandidaturën e tij, për të shpalosur vizionin e tij, shkruan gazeta KOHA.
“Koncepti im është ka qenë dhe është tashmë 20 vite ‘Maqedonia për të gjithë’, ku askush nuk do të jetë nën banorë, apo dikush të jesh shef dhe nuk duhet të ketë qytetarë të rendit të dytë apo të tretë, nuk duhet të ketë ndonjë bashkësi të priveligjuar, ndonjë religjion të privilegjuar apo parti politike… Për mua të gjithë janë të njëjtë. Unë me këtë koncept kam garuar edhe në të kaluarën, garoj edhe tani, në përgjithësi ky është koncepti im shumë përpara se ta di se do të jem një nga kandidatët për kryetar shteti”, tha Pendraovski.
Ai u shpreh se detyrë parësore është që të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike.“Detyra parësore është që të tregohet se Maqedonia ka kapacitete para syve të ndërkombëtare, para marrjes së raportit në qershor, se mund të organizojë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Nëse këtë nuk e bëjmë, nuk është me rëndësi se kush do të fitojë. Duhet të gjithë të angazhohen, parti politike, lider partish, qytetarë që Maqedonia të fitojë. Ne duhet të kemi zgjedhje të lira jo vetëm që të mos i japim arsye opozitës të kritikojë, por të tregojmë se ne jo rastësisht kemi marrë ftesë për në NATO ku edhe do të jemi anëtare e plotë, ndërsa në qershor do të marrin edhe ftesë për fillimin e bisedimeve për në Bashkimin Evropian”, deklaroi Pendarovski. (koha.mk)