Kandidati për president nga LSDM dhe koalicioni, Stevo Pendarovski sot është në takim me përfaqësues të bashkësive të vogla etnike në Kumanovë. Në deklaratën për media, Pendarovski ka thënë se do të angazhohet për të gjithë qytetarët, pa dallim të kombësisë, besimit, gjuhës, përcaktimit social dhe se kabineti i tij do të ketë pjesëtarë nga gjitha bashkësitë etnike, të zgjedhur sipas kompetencës së tyre dhe profesionalitetit.
Vizioni i tij, ka shtuar ai janë qytetarët e bashkuar, shoqëri pa ndarje, shtet stabil dhe të sigurt, pasi siç ka theksuar, “vetëm në atë mënyrë shteti do të ecë drejt një të ardhme më të mirë, drejt NATO-s dhe BE-së”.
Ashpër do t’i kundërvihem çdo partie e cila do të tentojë të krijojë tensione ndëretnike dhe gjitha politikave të cilat ftojnë në ndarje dhe konflikte. Pa dallim cila parti ose koalicioni është në pushtet, hapur do të kritikojë politikat të cilat do të vënë nën pikëpyetje ose në çfarëdo mënyre do të rrezikojnë interesat e qytetarëve që mbeten prioritet më i lartë”, ka deklaruar kandidati për president Pendarovski.
Ai ka thënë se ka kaluar koha e ndarjeve dhe skenarëve të zeza dhe se është koha të ndërtohet shtet i fortë me qytetarë të bashkuar dhe të barabartë. Pendarovski i ka ftuar pjesëtarët e bashkësive etnike më 5 maj të dalin dhe të votojnë për të ardhme të përbashkët dhe të sigurt. (koha.mk)