Shkup, 15 tetor – Presidenti Stevo Pendarovski, sot, me rastin e 15 Tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Bastunit të Bardhë, ka pritur nxënës së Shkollës shtetërore për fëmijë dhe të rinj me shikim të dëmtuar, Dimitar Vllahov” nga Shkupi.
Siç bënë të ditur nga Kabineti i shefit të shtetit, gjatë vizitës në Vilën Vodno, nxënësit kanë pasur mundësi në takim të bisedojnë me presidentin Pendarovski, t’ia transmetojnë interesat e tyre për zhvillim personal në suaza të procesit arsimor, si dhe dëshirat për përcaktimet e tyre profesionale, ndërsa i kanë ndarë edhe sfidat dhe pengesat me të cilat përballen në jetën e përditshme.
Mysafirët e kanë informuar presidentin se shkolla e tyre është model dhe shembull i suksesshëm për inkluzion, sepse në të të gjithë nxënësit mësojnë bashkërisht, shoqërohen dhe argëtohen.
Presidenti Pendarovski theksoi se të gjithë të rinjtë në shtetin tonë e kanë mbështetjen e tij pa rezervë në realizimin e të drejtave të tyre,qëllimet konstruktive, përpjekjet dhe nismat, të cilat drejtpërdrejt ndikojnë mbi cilësinë e përgjithshme të jetës së qytetarëve në shtet.
Institucionet kompetente dhe organizatat civile, theksoi presidenti, duhet të punojnë në mënyrë sistematike në ngritjen e vetëdijes së përgjithshme për pezullimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj personave të verbër. Avancimin e të drejtave të tyre, nënvizoi presidenti, duhet të jetë prioriteti ynë i përbashkët, ndërsa angazhimi nuk duhet të reduktohet në aktivitetet që organizohen një herë në vit, kur shënohen ditët e tyre, por çdo ditë, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat e jetës shoqërore.
Mysafirët janë takuar edhe me një pjesë të të punësuarve në Kabinet dhe u njohën me mënyrën e funksionimit të këtij institucioni. Kjo është vizita e parë e fëmijëve të shkollës “Dimitar Vllahov” e cila ekziston nga viti 1954 dhe është e vetmja e këtij karakteri, e cila siguron përfshirje më të madhe sociale dhe arsimimin e fëmijëve me shikim të dëmtuar, qëndron në kumtesë.(koha.mk)