Presidenti Stevo Pendarovski, nesër në ora 11:30 do t’i japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re.
“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, më 13 gusht, e enjte, do t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të LSDM-së dhe deputetit”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit. Shefi i shtetit ka njohuri për rrjedhën e deritanishme të bisedimeve për formimin e shumicës të cilat ende nuk janë finalizuar me marrëveshje.
“Zoran Zaev, në emrin e koalicionit ‘Mundemi’, e cila ka fituar më së shumti mandate të deputetëve në Kuvend, e ka informuar presidentin Pendarovski për bisedimet me partitë për sigurimin e shumicës së domosdoshme për zgjedhje të qeverisë”, thuhet në kumtesë.