Pendarovski në tribunë me qytetarët në Sveti Nikole

Sveti Nikole, 4 prill – Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski , në tribunën me qytetarët e Sveti Nikoles përkujtoi në vizitën historike, që na ka ndodhur para dy ditëve, kur na erdhën njëqind personalitete të rëndësishme nga bota ekonomike dhe politike në Greqi.

“Sveti Nikole ka potencial të madh të bujqësor-blegtoral. Pasi që e zgjidhëm kontestin me emrin  e vendit u hapën persppektiva të reja, u rrit ekonomia, u rrit rroga mesatare, u ul papunësia. Rezultatet pozitive në vend ishin të dukshme pas gati jo një viti të plotë nga Marrëveshja e Prespës, evidente janë edhe sot.

Për ne, tha Pendarovski tani pason hapje e fondeve evropiane të cilat do të sjellin investime të reja, vende të reja pune por edhe bujqësi konkurruese, rritje të çmimeve blerëse dhe stabilizim dhe blerje të sigurt, e kjo është më me rëndësi për bujqit, theksoi Pendarovski.

Pendarovski, para të pranishmëve u përqendrua edhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Nëse dikush mendon se Gordana Siljanovska ofron diçka ndryshe nga Ivanovi, gënjehet, nëse dikush mendon se Mickovski ofron diçka ndryshe nga Gruveski, gënjehet. Ne së bashku me ministrin Zaev, së bashku me të gjitha forcat progresive i hapim dyert e botës për shtetin tonë”, tha kandidati për president Stevo Pendarovski.

Për këtë të vazhdojmë së bashku përpara, përpara drejt progresit, zhvillimit dhe integrimit, bëri thirrje Pendarvski. (koha.mk)