Pendarovski në Sarajevë takon Metën, Gjukanoviqin, Dodikin e Pahorin

Sarajevë, 9 korrik  – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në suaza të pjesëmarrjes në Samitin e Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore në Sarajevë pati takime dypalëshe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, të Malit të Zi, Millo Gjukanoviqin, me kryesuesin me Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodiqin dhe me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahorin.

Në takimin me presidentin Meta, bëri të ditur sot kabineti i Pendarovskit, janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis të dyja shteteve, të cilat janë miqësore dhe shënojnë zhvillim pozitiv me dialog të vazhduar.

Të dy presidentët kanë konstatuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ndajnë qëllime të ngjashme të jashtme-politike, dhe në këtë kontekst e kanë theksuar nevojën e Bashkimit Evropian t’i valorizojë përpjekjet e të dyja shteteve përmes përcaktimit të datës për fillimin e negociatave inkuadruese për anëtarësim, si parakusht të rëndësishëm për stabilitet në rajon.

Në takimin me presidentin Gjukanoviq, është konstatuar se tl  dyja shtetet kultivojnë  marrëdhënie të shkëlqyera politike dhe ndajnë prioritet të ngjashme të jashtme politike.

“Të dy presidentët kanë shfaqur gatishmëri për intensifikimin e bashkëpunimit midis të dyja vendeve, si në suaza të nismave rajonale, ashtu edhe në planin multirateral. Presidenti Pendarovski ka shprehur falënderim për ratifikimin e Protokollit për inkuadrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO nga ana e Kuvendit të Malit të Zi”, qëndron në kumtesë.

Me kryesuesin me Presidencën e BeH-së Dodiq janë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe për gjendjen në rajon.

“Të dy bashkëbiseduesit  i kanë riafirmuar përpjekjet për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në planin politik dhe ekonomik, si dhe lidhur me integrimet evropiane”, theksojnë nga kabineti i Pendarovskit.

Pendarovski në takimin presidentin Pahor, ka shprehur falënderim për mbështetjen e hapur konstruktive nga Sllovenia për aspiratat e Maqedonisë së Veriut në BE dhe në NATO, të konfirmuar me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e shtetit në Aleancë nga ana e Parlamentit slloven.

Përndryshe, presidenti Pendarovski në Sarajevë merr pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve – pjesëmarrëse në Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore (PBEJL), ku mbajti fjalim në sesionin plenar të samitit.