Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski, sot mori pjesë në tribunën qytetare në Radovish, ku me qytetarët bisedoi në shumë tema aktuale ndër të cilat edhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Dyert tani i kemi të hapura. Nëse viti i kaluar ishte vit i eurointegrimeve, ky dhe vitet e ardhshme janë vite të ekonomisë dhe përmirësimit të standardit. Mjaftë jemi marrë me historinë, nuk kemi kohë për të pritur, prandaj e dini se më 21 prill dhe më 5 maj duhet të gjithë së bashku ta rrethojmë numrin 3. Pushteti paraprak dhe familja, na ka lënë mbrapa dhe ka plaçkitur. Viti 2016 nuk e filluam prej zero, por prej minus”, tha Pendarovski.
Pendarovski nënvizoi se ai dhe koncepti që ai e përfaqëson para vetes kanë një synim të vetëm dhe ai është si të jetohet më mirë, si të bëhet që të rinjtë të mos shkojnë jashtë shtetit. Gjatë një viti e gjysmë janë bërë kompromise të rënda, por, theksoi Pendarovski, ishin të nevojshme, që vendi ynë të niset drejt Evropës dhe botës së zhvilluar.
“Për në NATO, puna pothuajse është e përfunduar dhe më nuk ka dilema nëse do t’ia dalë vendi ynë. Kemi garanci për sigurinë, sovranitetin dhe integritetin. Me fillimin e negociatave me BE-në hapen shumë mundësi që të rinjtë të punojnë dhe të jetojnë këtu”, porositi Pendarovski.
Qendra për komunikime me opinionin e LDM-së (koha.mk)