Pendarovski në Novi Sad do të mbaj fjalim në Forumin e katërt rajonal rinor

Shkup, 23 nëntor – Presidenti Stevo Pendarovski , i cili gjendet për vizitë zyrtare në Serbi, sot në Novi Sad do të marrë pjesë në Forumin e katërt rajonal rinor.

Pendarovski do të mbajë fjalim në panel-diskutimin “Fjalim i të rinjve para përfaqësuesve të pushtetit: prezantim i dialogut politike para mijëvjeçarëve”, së bashku me kryetarin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Dje Pendarovski u takua me presidentin Vuçiq ku kanë biseduar edhe për nismën franceze për metodologjinë e re të ndryshuar në udhëheqjen e bisedimeve paraqasëse me BE-në. Ai edhe një herë e ka theksuar qëndrimin se për ne nuk ka alternativë tjetër të qëndrueshme dhe garanci për stabilitet, siguri dhe prosperitet, përveç anëtarësimit të plotfuqishëm në Union.

“Në këtë kontekst më gëzon fakti që edhe nga Shkupi dhe Beogradi dërgojmë mesazhe të qarta se Bashkimi Evropian nuk duhet ta harrojë Ballkanin Perëndimor, për të cilin perspektiva për anëtarësim në BE është garancia e vetme për stabilitet, siguri dhe prosperitet dhe në të vërtetë është opsioni i vetëm i qëndrueshëm. Integrimi evropian i rajoni është mënyra më e mirë që do të mundësojë transformim demokratik të shoqërive tona, prosperitet dhe bashkëpunim të përforcuar rajonal”, deklaroi Pendarovski.

Për dallim prej tij, Vuçiqi përsëriti se edhe për Serbinë qëllimi është anëtarësimit në BE, dhe tashmë ka hapur 17 kapituj, por me “non pejperin” francez shumë gjëra janë të paqarta.

“BE-ja tani në këtë moment kërkon mënyrë, për shkak të Marrëveshjes së Prespës që ta përmbush Maqedoninë e Veriut, për Shqipërinë është pak më vështirë, të hapë negociata… kur do t’i pyesni, çka më tej, çka kur do të hapen bisedimet, në mars apo në maj në Zagreb, askush nuk ka përgjigje në BE çka do të ndodh pastaj me bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi, madje edhe me Maqedoninë e Veriut pasi që do t’i hap bisedimet. Një plan të këtillë nuk e kemi parë deri më sot. Për këtë neve në rajon na takon që të hapim më shumë autostrada, hekurudha, gjithnjë e më shumë të bashkohemi dhe të bashkëpunojmë, të jemi më të suksesshëm”, deklaroi Vuçiq në kontekst të nismës për “Shengën të Vogël”.

Edhe Pendarovski e vlerësoi nismën për “Shengen të Vogël” si vendimtare, duke theksuar se kjo nuk është alternativë e BE-së, për çka ka marrë konfirmim edhe nga presidenti francez Makron.

“Ai duhet të ndërrohet, të zgjerohet dhe t’i përfshijë të gjitha gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, pa e prejudikuar statusin e ardhshëm të Kosovës, duhet të gjendet zgjidhje që të gjitha shtetet të hyjnë në këtë nismë, sepse kështu mund të kemi të gjithë beneficione dhe treg më të madh, dhe të gjithë pa presion të jashtëm të sillemi si evropian”, tha Pendarovski.

Në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin ekonomik, për çka është konstatuar se ekzistojnë gjasa të mira në tregtinë e ndërsjellë këtë vit përfundimisht të arrijë një miliard euro, për çka mund të kontribuojë edhe bashkëpunimi në fushën e “Shengenit të Vogël.