Pendarovski në Mynih takon homologët nga Lituania e Moldavia, diskutohet rruga europiane

1

Mynih, 14 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski sot në Mynih, në kuadër të Konferencës së 56-të të Sigurisë në Mynih, realizoi takime dypalëshe me presidentin e Republikës së Lituanisë, Gitanas Nauseda, me presidentin e Republikës së Moldavisë, Igor Dodon dhe me kryeministrin e Kanadasë, Justine Trudeu.

Siç bëri të ditur Kabineti i presidentit, në takimin e Pendarovskit me presidentin e Republikës së Lituanisë, Gitanis Mauseda është konstatuar se marrëdhëniet midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Lituanisë tradicionalisht janë të mira dhe miqësore, me dialog të vazhdueshëm politik.

Pendarovski, siç theksohet, ka shprehur falënderim për mbështetjen e deritanishme nga Lituania lidhur me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shfaqi shpresë se kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Publiée par Stevo Pendarovski sur Vendredi 14 février 2020

Pendarovski ka nënvizuar se për ne është kryesore sa më shpejt shtetet anëtare të BE-së të harmonizohen për metodologjinë e re për negociim dhe shteti ynë të marrë datë për fillimin e negociatave gjatë kryesimit kroat me Bashkimin Evropian. Në takim, siç theksohet,është shfaqur gatishmëri për zhvillim të bashkëpunimit ekonomik, si dhe për avancimin e kornizës kontraktuale midis të dyja vendeve.

Në takim është biseduar edhe për edhe për ngjarjet aktuale në të dyja shtetet, me ç’rast janë theksuar prioritetet e të dyja vendeve për intensifikim të lidhjeve ekonomike përmes lidhjeve të marrëveshjeve ndërqeveritare dhe komisioneve për bashkëpunim ekonomik. Presidenti Pendarovski e ka theksuar edhe interesin e Maqedonisë së Veriut për thellimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit në suaza të nismave rajonale.

Në takimin e Pendarovskit me kryeministrin e Kanadasë Trudo është shprehur kënaqësi nga bashkëpunimi i mirë tradicional midis të dyja vendeve, të bazuar në vlera dhe partneritet të përbashkët.

Publiée par Stevo Pendarovski sur Vendredi 14 février 2020

Në takim, siç theksohet, duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme kanadeze për integrimet euroatlantike, presidenti Pendarovski e ka theksuar interesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për përforcim të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në fushat me interes të përbashkët.

Pendarovski ka theksuar se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të kontribuojë për siguri, stabilitet dhe prosperitet të të gjithë rajonit dhe shfaqi falënderim për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim nga ana e Parlamentit kanadez. Në takim është shprehur kënaqësi për bashkëpunimin dhe dialogun e suksesshëm midis të dyja parlamenteve, që rezultoi me themelimin e grupit parlamentar për miqësi.(koha.mk)

Comments are closed.