Shkup, 15 prill – Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski në takim me banorët e Nagoriçanit të Vjetër, ka folur për mundësitë që i hapin integrimet në NATO dhe BE, informon Koha.
“Gjërat u nisën. Nëse shkojmë me këtë rritëm në qershor do të marrim datë për fillim të negociatave me BE-në, me çka hapen mundësitë, do të mund të tërheqim para nga fondet me vlerë prej qindra milionë eurosh. Kjo do të thotë para edhe për zhvillimin e këtij rajoni. Vetëm ashtu mundet bujqësia ta shpejtojë zhvillimin dhe të rinjtë t’i mbajmë këtu. Vota e juaj vendos. Vota për mua është votë për investime, të hyjnë më shumë para në shtet, të ketë punë të mirë dhe paga më të larta. Për atë më 21 prill dhe 5 maj, jepni mbështetjen për përparim jo vetëm për mua, por edhe për obsionin e ri, i cili qon drejt BE-së dhe NATO-s”, tha Pendarovski.
Opsioni tjetër, potencoi, nuk ofron asgjë tjetër përveç kthim prapa dhe bllokada. “Vota për Siljanovskën është votë për kthim prapa. Të mos lejojmë kjo të ndodhë, të mos lejojmë paratë të shkojnë te familjet, në vend të qytetarëve”, shtoi ai.
Për atë, bëri thirrje Pendarovski, në mënyrë masive të dilet në zgjedhje, të zgjidhet obsioni i cili ofron perspektiva evropiane dhe zhvillim, i cili ofron hapërim të fuqishëm në rrugë drejt BE-së dhe NATO-s, drejt një të ardhme të sigurtë. (koha.mk)