Të dy kandidatët për president të shtetit të cilët hynë në raundin e dytë të zgjedhjeve edhe sot në suaza të fushatës do t’i prezantojnë programet e tyre zgjedhore në takimet dhe tubime me qytetarët.
Kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski sonte në orën 20:10 do të mbajë fjalim në tribunën në sheshin e qytetit në Kumanovë.
Paraprakisht, Pendarovski në orën 12:30 në Kumanovë në sallën e Komitetit do të ketë takim me përfaqësues të bashkësive etnike më të vogla në vend, pastaj në orën 14:15 do të jetë me qytetarët në qendër të Likovës.
Kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, Gordana Siljanovska Davkova sot do të ketë takim me qytetarët dhe me përfaqësues të partive politike.
Në orën 11:30 në hapësirat e lëvizjes “Levica” do të realizojë takim me përfaqësues të partisë, në orën 13:30 do të mbahet ngjarje bamirëse “Të jemi humanitarë – përgatit shujtë me Gogga” në selinë e qytetarëve Rekord, ndërsa në orën 19:00 do të mbajë fjalim në tribunën në komunën e Gjorçe Petrovit (parku Gjorçe) i titulluar “Me votim deri në vendim për fatin tonë”.(koha.mk)