Pendarovski në Konferencën e 56-të të Sigurisë në Munih

1

Shkup, 15 shkurt – Presidenti Stevo Pendarovski, merr pjesë në Konferencën e 56-të të Sigurisë në Munih, e cila mbahet këtë fundjavë në Munih.

Pendarovski, siç komunikoi kabineti i tij parashikohet që nesër të mbajë fjalim në konferencë dhe të realizojë takime me një pjesë të pjesëmarrësve në tubim.

Në Konferencën e 56-të të Sigurisë në Munih është paralajmëruar pjesëmarrja e mbi 500 liderëve në sferën e politikës, biznesit, sferës akademike, shoqërisë qytetare, organizatat shëndetësore, përfshirë mbi 35 shefa të shteteve dhe qeverive dhe mbi 100 ministra të punëve të jashtme dhe të mbrojtjes.

“Mes pjesëmarrësve të paralajmëruar në tubim janë sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo, presidenti francez Emanul Makron, kryeministri kanadez Xhastin Trudo, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, anëtarë të Komisionit Evropian etj”, theksohet në kumtesë.

Presidenti Stevo Pendarovski dje në Munih, në margjinat e Konferencës së 56-të të Sigurisë në Munih, realizoi takime dypalëshe me presidentin e Republikës së Lituanisë, Gitanas Nauseda, me presidentin e Republikës së Moldavisë, Igor Dodon dhe me kryeministrin e Kanadasë, Xhastin Trudo. (koha.mk)

Comments are closed.