Pendarovski: Në këtë ditë “de fakto” bëhemi anëtare e Aleancës së NATO-s

Shkup, 6 shkurt – Njëzet e gjashtë vite të plota pas Deklaratës në Kuvendin e Maqedonisë dhe 20 vjet pas marrjes së statusit të kandidatit formal për anëtarësim, praktikisht e realizojmë njërën nga dy qëllimet më të mëdha strategjike, publikoi pas nënshkrimit të protokollit aderues, koordinatori kombëtar për NATO Stevo Pendarovski, përcjellë gazeta KOHA.

“Sot, 26 vite të plota pas pas Deklaratës në Kuvendin e Maqedonisë dhe 20 vjet pas marrjes së statusit të kandidatit formal për anëtarësim, praktikisht e realizojmë njërën nga dy qëllimet më të mëdha strategjike pas të cilave qëndruan tekstualisht të gjitha elitat politike dhe udhëheqësit nga 8 shtatori i vitit 1991 e këtej. Nuk kam dilemë se 6 shkurti të vitit 2019, do të përmendet si një ndër datat më të rëndësishme në historinë më të re të Maqedonisë, sepse në këtë datë “de fakto” bëhemi anëtare e Aleancës së NATO-s”, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk Pendarovski.(koha.mk)