Shkup, 26 gusht – Presidenti Stevo Pendarovski paralajmëroi plotësimin e vendeve të zbrazëta të përfaqësive diplomatike. Bëhet fjalë për 27 vende të zbrazëta të ambasadorëve, që ishin pengesë për tu emëruar nga ish-presidenti Gjorgje Ivanov. Por Pendarovski informoi sot se muajin e ardhshëm nga 27 pozicione të zbrazëta të ambasadorëve, do të përmbushen rreth 15 vende.
Ai paralajmëroi se do të racionalizohen kapacitetet e përfaqësive diplomatike dhe konsullore, gjegjësisht disa do të mbyllen, ndërsa disa do të reduktohen, sepse, theksoi, nuk e kanë arsyetuar ekzistimin e tyre dhe punën që duhej të bënin në aspektin gjeostrategjik, me diasporën, relacionet tregtare dhe ekonomike, etj.
Nga ana tjetër, Pendarovski mësohet se është fokusuar në gjetjen e kandidaturave profesionale në kuadër të MPJ-së, por edhe personalitete publike që mund ta përfaqësojnë vendin me dinjitet. Pendarovski paralajmëroi edhe aktivitet të përforcuar diplomatik në katër muajt e ardhshëm me vizitë në Vjenë, Paris, Tokio, Romë dhe Varshavë.