Jerusalem, 23 janar – Presidenti Stevo Pendarovski sot në Jerusalem mori pjesë në forumin “Përkujtimi i Holokaustit dhe lufta kundër antisemitizmit”.
Në forum, siç kumtoi Kabineti i presidentit, kanë marrë pjesë presidenti dhe kryeministri i Izraelit, Reuven Rivlin dhe Benjamin Netanjahu, presidenti i Federatës ruse Vlladimir Putin, nënpresidenti i SHBA-së, Majk Pens, presidentët e Francës dhe të Gjermanisë, Emanuel Makron dhe Frank Valter Shtajnmaer dhe princi Çarls, transmeton gazeta KOHA.
Në konferencën në Jerusalem kanë folur edhe Avner Shalev, presidenti i Jad Vashem, kryetari i këshillit të Jad Vashemit, Rabinot Meir Lau dhe Moshe Kantor, kryetar i Fondacionit të Forumit botëror të Holokaustit.
Duke theksuar se asnjë politikan ose individ më nuk guxon të lejon të ndodh ngjarje e njëjtë ose e ngjashme si Holokausti, folësit dhe të pranishmit i nderuar rreth gjashtë milionë hebrenjtë të cilët u vranë në Luftën e Dytë Botërore.
Presidenti Pendarovski vendosi kurorë me lule dhe i nderoi mijëra hebrenjtë e vrarë maqedonas të cilët u deportuan në logor në Treblinka, si dhe të gjithë viktimat nga viti 1941 deri në vitin 1945 janë maltretuar dhe vrarë.
Me rastin e 27 vjetorit – Ditës ndërkombëtare për përkujtimin e Holokaustit dhe 75 vjetorin e çlirimit të logorit nazist të vdekjes Aushvic, në kuadër të konferencës në Jerusalem, dy të mbijetuarit nga Holokausti e kanë ndezur pishtarin përkujtimor.(koha.mk)