Shkup, 26 mars – Kandidati i koalicionit qeverisës për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Stevo Pendarovski ka një epërsi të vogël karshi kandidates së opozitës maqedonase, Gordana Siljanovka. Anketa e realizuar nga agjencia “M-Prospekt” dhe e porositur nga televizioni Telma tregon se Pendarovski kryeson ndaj dy kandidatëve tjerë të opozitës. Në pyetjen se për kë do të votonin, po të mbaheshin nesër zgjedhjet presidenciale, 25 për qind e të anketuarve kanë thënë se votën do t’ia jepnin Pendarovskit, derisa 22.4 për qind do t’ia jepnin votën Siljanovksës. Kandidati i tretë në garën për president, Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, do të merrte 10.9 për qind të votave. Ndërkohë, 17.9 për qind e të anketuarve kanë thënë se nuk do të votonin për asnjërin kandidat, derisa 18.3 për qind kanë thënë se nuk kanë vendosur.