Shkup, 31 mars – Përfundoi seanca e katërt e Këshillit të Sigurisë ku u rishikuan aspekte të ndryshme rreth gjendjes me epideminë e shkaktuar nga COVID-19.
“Këshilli erdhi në përfundim se situata mbetet komplekse ndërsa të gjitha skenaret për zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve janë të panjohura dhe varet nga ajo se sa do të zgjasë pandemia. Njëzëri erdhëm në përfundim se deri më tani kemi qasje adekuate të shtetit dhe bashkëpunim adekuat mes shërbimeve kompetente. Kemi zbatim strikt të sugjerimeve të OBSH-së dhe me disa përjashtime të vogla me të vërtetë kemi sjellje me përgjiegjësi nga ana e qytetarëve tanë” tha Presidenti i vendit Stevo Pendarovski pas përfunimit të seancës së Këshillit për Siguri.
Ai theksoi më tej se ekonomia është ajo që në mënyrë direkte “vuan” nga masat e sjella dhe mbyllja e kufinjve, përcjell TV21. Për këtë edhe pritet që të na paraprijë periudhë e vështirë tha kreu i shtetit, andaj do të duhet një sërë masash dhe vendimesh me përgjegjësi me qëllim që aq sa mundet të zvogëlohen dëmet në ekonominë e shtetit.
“Për këtë qëllim është i nevojshëm mobilizim i të gjitha kapaciteteve ekonomike dhe ikje nga masat më radikale, vetëm nëse të njëjtat janë të domosdoshme dhe të jenë me afat të caktuar kohor” deklaroi Pendarovski, duke treguar gjithashtu se deri në zgjatjen eventuale të gjendjes së jashtëzakonshme do të thërrasë të paktën edhe një takim të Këshillit për Siguri.
Presidenti tha se ditët e vështira ende nuk i kemi lënë prapa por, bëri thirrje për qetësi, racionalitet dhe me përgjegjësi ndaj shëndetit dhe jetëve tona. Apeloi për solidaritet më njëri-tjetrin por edhe respektim të masave të sjella nga autoritetet.
Përveç përbërjes së përhershme të Këshillit për Siguri, pjesë e kësaj seance ishin edhe Guvernatorja e Bankës Popullorë, zv/kryeministrja për çështje ekonomike, zv/kryeministri për çështje evropiane, njëherazi edhe koordinator për ndihma të jashtme, ministri i shëndetësisë, ai i ekonomisë, ministrja e financave, drejtori i Agjenicsë për Siguri Kombëtare, ai i Agjenicsë për Zbulim dhe shefi i Shtabit Gjeneral të ARM-së. Për arsye shëndetësore, siç shpjegoi Pendarovski, pjesë nuk mori ministri i brendshëm Çulev, ndërsa në vend të tij ishte zëvendësministri shtesë i MPB-së.
Nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme më 18 mars, Qeveria tani i ka si kompetencat e pushtetit ekzekutiv po ashtu edhe të atij legjistlativ, andaj ka për detyrim të infromojë para Këshillit për situatën dhe efektet që kanë sjellë masat e ndërmarra që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. (koha.mk)