Kandidati i përbashkët për president Stevo Pendarovski në takim me banorët e Lagjes së Trimave, përkujtoi në aktivitetet e regjimit të Gruevskit me të cilat ka futur përçarje dhe ndarje mes qytetarëve, me të cilat dëshironte ta prishë bashkëjetesën. Për fat të keq kishte edhe viktima të pafajshëm.
Qëllimi i Gruevskit nuk arriti spese banorët u mbajtën leksion politikanëve të tillë”, shtoi ai.
“Ju mbajtët leksion se me lojërat politike nuk mund të rrënohet bashkëjetesa. Tani më 5 maj ju qytetarët, keni zgjedhje mes dy opsioneve. E para mes neve të cilët ofrojmë bashkëjetesë, përparim, barazi, integrim në BE dhe NATO. Dhe e dyta, e udhëhequr nga kundërkandidatja e cila thotë se gjithçka që është bërë do të shkatërrohet. Ajo de fakto do të thotë kthim prapa, ngecje e shtetit, izolim. Gruevski nga Budapesti i ngec, shihet. Mos lejoni ato kohë të errëta të kthehen prapa, ejani të shkjomë së bashku përpara”, tha Pendarovski.
Kandidati për president Stevo Pendarovski kërkoi votë dhe besim për politikat të cilat çojnë përpara, çojnë në BE dhe NATO, politika të cilat ofrojnë të drejta të barabarta, besim dhe prosperitet ekonomik për të jgtihë qytetarët. (koha.mk)