Shkup, 3 maj – Kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski sot u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhje më 5 maj, me qëllim, siç tha, sepse në këto zgjedhje sillet vendim kyç në moment kyç për vendin tonë dhe ardhmërinë tonë.
“Me rezultatin nga rrethi i parë treguat se dëshironi bashkim dhe avancim. Ju e dini shumë mirë çka është dallimi midis konceptit tim i cili çon përpara dhe ndarjeve dhe izolimit të Siljanovskës dhe Mickoskit të cilët çojnë mbrapa. Në këto zgjedhje sillet vendim kyç në moment kyç për vendin tonë dhe ardhmërinë tonë”, ka thënë Pendarovski.
Theksoi se për këtë vendim çdo njeri është i rëndësishëm, dhe se është e rëndësishme vota e secilit.
Sipas tij është shumë e qartë se pjesa më e madhe e qytetarëve edhe e atyre që votuan dhe e atyre që qëndruan në shtëpi janë të përcaktuar për ardhmëri evropiane të vendit tonë, për anëtarësim në NATO dhe BE, për miqësi me fqinjët, që të jemi të respektuar në botë, të kemi investime, vende më mirë të paguara dhe reforma sipas standardeve evropiane.
Nënvizoi se i ftoi qytetarët të dalin të votojnë më 5 maj dhe masivisht ta rrethojnë numrin 3.