Mbi 90 për qind e ambasadorëve të propozuar janë diplomatë të karrierës, gjegjësisht janë të punësuar profesionalisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme, deklaroi sot presidenti Stevo Pendarovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Pendarovski, i cili mori pjesë në Forumin rajonal për antikorrupsion të SELDI-t në Shkup, theksoi se profesionalizmi i ambasadorëve ka qenë njëra ndër përpjekjet e tij kur është bërë president dhe njëri ndër parimet në të cilat ka insistuar në konsultimet e tij fillestare me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
Qeveria dje në seancën e djeshme të mbyllur e ka konfirmoi listën me 19 propozime për emërimin e ambasadorëve në vendet vijuese – Athinë, Beograd, Zagreb, Tiranë, Bruksel, Hagë, Moskë, NATO, Këshilli i Evropës (Strasburg), KB (Gjenevë), Doha, Pragë, Nju-Delhi, Romë, Tel-Aviv, Kopenhagë, Vatikan, Prishtinë dhe Pekin, transmeton KOHA.
“Ky është vendimi i Qeverisë dhe kështu fillon procedura, ndërsa ne paraprakisht para disa muajve patëm me përfaqësuesit qeveritarë, para së gjithash me MPJ-në konsultime të gjera në këtë temë. Dje është marrë vendim dhe emrat për të cilat është marrë vendim unë i di, por formalisht nuk e kam marrë vendimin e Qeverisë kur do ta marr do ta filloj procedurën”, theksoi Pendarovski.
Para se të dërgohen ambasadorët e ardhshëm , shtoi ai, duhet të përfundojnë edhe disa procedura, ndërsa ato gjithashtu duhet ta prezantojnë programin e tyre para komisionit kompetent kuvendor.
“Edhe më tej do të kërkohen agremanë nga shtetet në të cilat do të duam t’i dërgojmë. Këtu ka një afat kohor, të cilin unë e përmenda edhe më herët, ndërsa dua edhe tani ta theksoj. Po afrohen zgjedhjet, më 3 janar vjen qeveria teknike, ndërsa datë shumë e rëndësishme është data e shpërndarjes së Kuvendit dhe mendoj se kjo do të jetë 11, 12 shkurt. Pas kësaj date nuk mundeni as të punësoni, as të avanconi cilindo qoftë nëpunës në administratën shtetërore, e jo megjithatë të dërgoni ambasadorë”, tha shefi i shtetit.
Shtoi se dërgimi i ambasadorëve duhet të përfundojë deri në ata afat kohor. “Kush do të shkojë do të shkojë, pastaj jo për shkak të vullnetit tim politik, por sepse ligji ndalon pas shpërndarjes së Kuvendit të dërgohen ambasadorë. Do të thotë do të pritet. Nëse deri në atë moment dikush nuk ka shkuar në vendin për të cilin është caktuar, atëherë do të pritet të përfundojë edhe fushata edhe zgjedhjet të formohet qeveria e re, do të thotë të përfundojë i gjithë ajo periudhë zgjedhore”, theksoi Pendarovski. (koha.mk)