Shkup, 19 qershor – Maqedonia Veriore lartë i vlerëson angazhimin e fuqishëm dhe mbështetjen konkrete nga Sllovakia për marrjen e datës për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në, potencoi presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me Miroslav Lajçak, ministër i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë dhe udhëheqës aktual me Organizatën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë (OSBE), njofton Koha.mk
Siç kumtuan nga kabineti i presidentit, Pendarovski potencoi se rajoni i integruar dhe i sigurt është një prej parakushteve themelore për Evropë stabile dhe prosperuese, ndërsa në këtë kontekst e përshëndeti edhe ratifikimin e Protokollit, në Parlamentin sllovak, për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë Veriore në NATO.
Të dy bashkëbiseduesit theksojnë, kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Republikës Sllovake, duke shprehur kënaqësinë e tyre për zhvillimin e bashkëpunimit, i cili ka një trend të vazhdueshëm pozitiv në disa fusha me interes të ndërsjellë, i cili bazohet në miqësinë e sinqertë, respekt të ndërsjellë dhe besim.
Në takim, presidenti Pendarovski nënvizoi se Maqedonia Veriore në periudhën e kaluar ka bërë përpjekje dhe punë të mëdha në përmbushjen e kritereve evropiane. Në këtë drejtim, ai shprehu falënderim për mbështetjen dhe ndihmën që OSBE i jep vendit tonë në fushat kyçe socio-politike, veçanërisht në gjyqësor, legjislacion, procesin zgjedhor, avancimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe sundimin e ligjit.
Ministri Lajçak e përgëzoi për detyrën e re presidentin Pendarovski, duke i uruar sukses në punën dhe shprehi gatishmërinë e tij për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tradicionale miqësore midis dy vendeve, qëndron në kumtesë. (koha.mk)