Pendarovski: Koha është t’i shërojmë plagët e hapura dhe ta fillojmë pajtimin qytetar

Shkup, 12 maj – Dëshiroj publikisht të them dhe të zotohem se do të jem president i të gjithë qytetarëve, edhe i atyre që votuan për mua, edhe i atyre që votuan për kundërkandidatët e mi, si edhe i atyre të cilët nuk dolën në votime. Punën e parë që do ta bëj është ta shtrijë dorën e bashkëpunimit me opozitën, tha presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e sotëm me rastin e inaugurimit të tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Do të jem president i të gjithë qytetarëve. Është koha që t’i shërojmë plagët e hapura prej të kaluarës tonë të afërt dhe realisht ta fillojmë pajtimin qytetar pasi nuk kemi një atdhe tjetër rezervë të cilin mund ta quajmë shtëpia jonë. Në këtë rrugë duhet të angazhohem shumë, duke mbajtur llogari për rejtingun tim politik”, potencoi Pendarovski.

Shefi i shtetit e theksoi edhe marrëdhënien ndaj opozitës, e cila, siç theksoi është po aq e rëndësishme.

Paralajmëroi se do të luftojë kundër ndasive në shoqëri, se do t’i mbrojë të drejtat e pakicës politike, se në mënyrë maksimale do të angazhohet për përfundimin e anëtarësimit të plotfuqishëm të vendit në BE dhe NATO, si edhe se vëmendje të veçantë do t’ju kushtojë marrëdhënieve ndëretnike.

Sipas Pendarovskit, toleranca ndaj krimit dhe korrupsionit do të jetë zero, ndërsa mbështetje do t’u japë sektorit qytetar dhe mediave.