Bartësi i listës së kandidatëve të LSDM-së në NJZ 1 Stevo Pendarovski sot në fillimin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet 11 dhjetorit paralajmëroi vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, por edhe formimin e departamentit gjyqësor special prë procesuimin e lëndëve të PSP-së.
Sipas tij, formimi i departamenteve speciale nuk paraqet sistem gjyqësor paralel, por në ligj ekziston mundësi për formimin e departamenteve të veçanta, të specializuara për lëndë të caktuara.
Ai theksoi se pas zgjedhjeve do të bëhet rizgjedhje e gjykatësve me qëllim që në vendet e tyre të sillne gjykatës të cilët do të gjhykojnë në mënyrë të drejtë, e jo një diktat të ndonjë partie politike.